Në një deklaratë të dhënë për Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, Artan Grubi nga Fronti Europian shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Procesi zgjedhor u zhvillua pa incidente dhe ishte një shembull i demokracisë së mirëorganizuar,” tha Grubi.
Ai vlerësoi lart daljen e qytetarëve në votime dhe rezultatin impresionues prej 137 mijë votash që i dha fitoren Frontit Europian, duke e cilësuar atë si një përmirësim të dukshëm nga zgjedhjet e vitit 2020.
“Jam i kënaqur nga mbarvajtja e procesit zgjedhor, nuk pati incidente në asnjë nga vendvotimet, në asnjë nga zonat zgjedhore ishte proces demokratik i organizuar në mënyrë të mirfilltë si nga qeveria edhe nga komisioni i zgjedhjeve gjithashtu i kënaqur edhe nga dalja e qytetarëve në të dy proceset zgjedhore, në fund rezultatet na nxorrën fitimtar me 137 mijë vota, që është një rezultat mbreslënës, në kuadër të parashikimeve për dikë, ose jashtë parashikimeve për dikë tjetër, por është një rezultat që na xorri më mirë nga zgjedhjet e vitit 2020”, tha Grubi.
Grubi gjithashtu komentoi mbi festimin e VLENIT, duke theksuar se nuk e kupton arsyen e festës pasi dallimi në vota ishte 31 mijë. Ai theksoi se zgjedhjet parlamentare janë të ndryshme nga ato lokale dhe presidenciale, ku votat për deputetë janë ato që numërohen në fund.
“Unë nuk e di se çfarë feston VLEN-i, për arsye se rezultati është 19 me 13 dhe dallimi në vota është 31 mijë. Këta janë zgjedhje parlamentare dhe dallojnë nga ato lokalet dhe presidencilate, sepse numërohen vota për deputetë në fund.
Atëher fituam 15 deputetë dhe ishte dallimi tre deputetë me opozitën, tani është dallimi 6 deputetë është dyfishi i dallimit.
Zonat zgjedhore janë të ndara, ndërsa për zgjedhje presidencilae është një zonë e tërë, sistemi elektoral tek ne. Ndërsa në parlamentare janë të ndara në 6 zona, ka 17 parti politike që garojnë. Me rëndësi është që procesi doli mir, dhe në këtë proces Ali Ahmeti, BDI-ja dhe Fronti Europian dolën të pamposhtur, dhe i uroj qytetarët për këtë rezultat dhe për ndërgjegjen dhe vetëdijen e lartë demokratike që shfaqën në këtë proces zgjedhor”, tha Grubi./tvklan.mk/
previous post