AKTUALE

Arbër Ademi: Konstatuam se Fronti Europian e ka legjitimitetin për të negociuar për Qeverinë

Arbër Ademi në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël, ka kumtuar tre pikat që janë konstatuar sot. Si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani.

“U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit… Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.

Si pikë e dytë është konstatimi se zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike dhe se nesër do të mblidhen të gjitha partitë e Frontit në Shkup, në ora 13:00.

Banner

Related posts

Fillojnë mësimet e gjuhës shqipe në Jehonën e Malësisë/ Dedivanaj: “Mësimi i gjuhës shqipe është investim për të ardhmen e fëmijëve tanë”

Gjyla Halili

Një zë që i këndon krenarisë së Malësisë, publikohet kënga më e re nga Elvira Fjerza

Gjyla Halili

LD, BESA e Alternativa: S’kemi asnjë komunikim me Ali Ahmetin dhe BDI-në

Gjyla Halili