AKTUALE

Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM-së, jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të socialdemokratëve.

“Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari deri tek i fundit. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam kërkuar përgjegjësi personale nga të gjithë faktorët – dhe ky akt është pikërisht ai. Dhe dorëheqja e udhëheqësisë është një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të besimit të qytetarëve dhe hapjes së rrugës drejt suksesit të ardhshëm politik”, thotë ai në postimin në Fejsbuk.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Tirana: Liria e komandantëve të UÇK-së është vonuar duhet të vijë menjëherë!

Gjyla Halili

Kuvendi luan pingpong me ligje të cilat janë në interes të qytetarëve!

Gjyla Halili

Asambleja e Përgjithshme mbështet përpjekjet e palestinezëve për anëtarësim në OKB

Gjyla Halili