AKTUALE

Në Dellçevë 850 votues kanë votuar deri në orën 9:00

Në Dellçevë deri në orën 9:00 nga gjithsej 14.515 votues të evidentuar për rrethine  dytë të zgjedhjeve presidenciale votuan 850 votues. Siç informuan nga KKZ Dellçevë, numri është i ngjashëm edhe për zgjedhjet parlamentare në të cilat të drejtën e votës, nga 14.569 qytetarë deri në orën 9 e realizuan 852 votues.

“Ndodhemi në vendvotimin 573 ku kemi gjithsej 652 votues për zgjedhjet presidenciale dhe 655 për zgjedhjet parlamentare. Në këtë vendvotim deri në orën 9 kanë dalë 42 votues”, theksoi Zvonko Atanasovski, përfaqësues i vendvotimit 573.

E ngjashme është dalja edhe në vendvotimet e tjera.

“Ky është vendvotimi 576. Nga gjithsej 539 votues deri në orën 9 dalja në këtë vendvotim është 5,5 për qind”, theksoi Biljana Petrovska, anëtare e këshillit zgjedhor.

Banner

Related posts

LSM paralajmëron protestë: Jo vetëm pagat minimale, por të gjitha pagat duhet të rriten

Gjyla Halili

Vuçiq: Maqedonia e Veriut më goditi fort që votoi për rezolutën Srebrenicën

Gjyla Halili

BDI – Tetovë reagon për humbjen e 15 ditëve mësimore nga alarmet për bomba

Gjyla Halili