AKTUALE

Mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe në orët e mbrëmjes jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Banner

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje të rrëmbyeshme të shiut për kohë të shkurtë, zbraze të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe dukuri të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për dukuri të motit të lig afatshkurtë. Temperatura minimale do të zbresë deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë.

Deri të premten do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme të shiut për kohë të shkurtë, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe dukuri të breshrit. Temperatura ditore nag e e njtja do të jetë në rënie. Në ditët e fundjavës kushtet për destabilitet do të pakësohen.

Banner

Related posts

Aki: Mickoski me plane ogurzeza për komunat shqiptare, sabotim të zgjedhjeve dhe kryetarë të dhunshëm të emëruar nga Qeveria

Gjyla Halili

VLEN: Kalojmë në veprim, 2025-ta me pensione më të larta

Gjyla Halili

Hoti: Miliona euro më shumë për librat, imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake

admin