AKTUALE

DASH: Eskobar nuk është shkarkuar, do të jetë në një detyrë tjetër

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë deklaratat e gazetarit Vudi Xhymshiti, i cili pretendon se Zv.Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga posti i tij, për shkak të lidhjeve me qeverinë serbe.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan i Shtetit ka konfirmuar për Euronews Albania se Escobar nuk është shkarkuar nga detyra, por do të ketë një detyre tjetër diplomatike, ashtu si ndodh me të gjithë zyrtarët e karrierës.


“Zv. Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij. Të gjithë zyrtarët e karrierës të Shërbimit të Jashtëm marrin detyra me rotacion çdo një deri në katër vjet si pjesë e një praktike të rregullt. Si zyrtar i Shërbimit të Huaj, Zv. Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij të tanishëm për tre vite dhe ka ardhur koha për kalimin në detyrën e radhës në javët e ardhshme. Deri në transferimin e planifikuar, ai vazhdon të luajë rolin e Zv. Ndihmës Sekretarit dhe i Dërguar i Posaçëm në zyrën e çështjeve të Euro-Azisë dhe si i dërguar i posaçëm për çështje të Ballkanit Perëndimor”,-

Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit i quan të pavërteta deklaratat e gazetarit Vudi Xhymshiti për familjarët e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor të ketë marrë fonde nga Serbia.

“Pavarësisht pretendimeve të zotit Xhymshiti për të kundërtën, bashkëshortja e Zv. Ndihmës Sekretarit të Escobar nuk ka marrë kurrë fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë. Po ashtu, Zv. Ndihmës Sekretari Escobar nuk ka asnjë lidhje familjare me partnerin e pretenduar në firmën ligjore të Teksasit McGinnis Lochridge LLP”,-thuhet në reagimin  e DASH.

Uashingtoni është në të njëjtën linjë me partnerët evropianë dhe do të vazhdojë të luajë rol aktiv në përkrahje të dialogut, thuhet nga zëdhënësi i Departamentit të Shteti, ndërsa nënvizohet fakti se SHBA mbështesin me forcë Dialogun e Lehtësuar nga BE si rruga për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive midis Kosovës dhe Serbisë.

Related posts

Kuvendi do të mbajë tre mbledhje të njëpasnjëshme

Gjyla Halili

Kërkohej nga Interpoli, policia e Maqedonisë e arrestoi në “Bellanocë” shtetasin e Serbisë

Gjyla Halili

KONGRESISTI REPUBLIKAN KEITH SELF VIZITOI VATRËN

Gjyla Halili