AKTUALE

Fatlind Selmani nga Bozovca i bashkangjitet LD-së, Mexhiti: Zëri i rinisë do të jetë shum i fuqishëm, meritokraci, drejtësi e barazi për të gjith

Banner

NJË INTELEKTUAL I RI ME PLOT ENERGJI I BASHKOHET LËVIZJES DEMOKRATIKE

Mirë se erdhe Fatlind Selmani në familjen e madhe të Lëvizjes Demokratike.

Fatlind Selmani nga fshati Bozovcë komuna e Tetovës, ka përfunduarë dy fakultete në drejtimet: Gjuhë dhe Letërsi Italiane dhe Sociologji në Universitetin e Tetovës (Fadil Sulejmani) dhe tani është në pragë të përfundimit të magjistraturës Punë dhe Poltika Sociale në SEEU( Universiteti i Evropës Juglindore). Fatlindi, vjen nga një familje atdhetare, ku si shumë familje të tjera shqiptare gjatë luftës së 2001 edhe kjo familje i hapi dyertë për UÇK, shtëpia e tyre u shndërrrua në një shtab të logjistikës dhe priti shumë personalitete, veprimtarë e ushtarë të asaj kohe. Por pas luftës si shumë familje të tjera u lanë në harresë.

Një gjë është e sigurt se në Lëvizjen Demokratike për të rinjë si Fatlindi ka e do të ketë vend gjithmonë, se Lëvizja Demokratike është krijuar për të rinjtë, e të gjithë e dimë se rinia është ardhmëria.

Po e shfrytëzoj rastin, që të ju bëj thirrje juve të rinjëve të merrni guximin si Fatlindi, e të na bashkangjiteni se bashkë me ju e dashur rini do të ndërtojmë një Lëvizje Demokratike, ku zëri i rinisë do të jetë shumë i fuqishëm.

Një Lëvizje Demokratike, ku do të ketë vetëm meritokraci, drejtësi, progres e barazi.

Banner

Related posts

Deklaratë e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane mbi Pezullimin e Dialogut Strategjik SHBA–Kosovë

Gjyla Halili

A do ta votojë Ali Ahmeti propozimin që Afrim Gashi të bëhet kryetar i Kuvendit? Ky është reagimi i kryetarit të BDI-së

Gjyla Halili

Delegacione afariste nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbajnë takim në Selanik më 13 qershor

Gjyla Halili