AKTUALE

Linjë telefonike pa pagesë të Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtës së votës

Në zyrën e Avokatit të Popullit,  nesër nga ora 7 deri në orën 19 në ditën e mbajtjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhjeve parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321.

Siç informojnë sot nga Zyra e Avokatit të Popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës).

“Gjithashtu, nesër në ditën e zgjedhjeve kujdestari do të ketë edhe në zyrat rajonale në Strumicë në nr. e tel. (034)329-996,  Kërçovë në nr. e tel.(045).228-586, Tetovë në nr. e tel.(044) 344-082, Manastir  në nr. e tel.(047) 242-310, Shtip  në nr. e tel. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në nr. e tel.(031) 431-488” theksohet në kumtesën e sotme të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, theksojnë nga atje, me qëllim të mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të cialt, potencoi, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve për realizimin e të drejtës së tyre të garantuar.

Related posts

Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Gjyla Halili

Xhaferi: Nëse dorëzohet propozim, seanca për rikonstruimin e qeverisë mund të mbahet të hënën

admin

Jeton Shaqiri:Shpreh mbështetjen time sot për Zv.Kryeministrin e parë Artan Grubi në rastin e ndodhur mbrëmë.

admin