SPORT

Nuk është në planet e Artetas, Arsenali i cakton një çmim të lartë largimi Gabriel Jesusit

Qëndrimi i Gabriel Jesusit te Arsenali pritet të përfundojë në dy vite, pasi vera pritet të jetë koha kur ai do të largohet.

Sulmuesi brazilian nuk ka bindur në vitin e tij të dytë trajnerin Mikel Arteta dhe drejtuesit e klubit për të qëndruar në klub.

Jesus ka vuajtur shumë nga lëndimet dhe nuk ka arritur të jetë vendimtar për Arsenalin.

Mikel Arteta nuk llogarit në shërbimet e brazilianit për sezonin e ardhshëm dhe ka kërkuar nga klubi shitjen e tij në afatin kalimtar të verës.

The Sun ka raportuar se Arsenali tanimë e ka nxjerr në shitje lojtarin brazilian dhe nga largimi i tij shpresojnë të fitojnë rreth 70 milionë euro.

Inter, Juventus, PSG e Barcelona janë disa nga skuadrat e interesuara për transferimin e sulmuesit brazilian.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Related posts

ShBA dalin me qëndrim rreth pjesëmarrjes së Rusisë në Olimpiadë

admin

Milan ka rezervuar edhe një goditje të fundit

admin

Teuta mbetet pa trajner – Kreu

admin