AKTUALE

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare

Banner

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite do të ketë dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme dhe kushte për bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri 27 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor, temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë.

Në tre ditët e ardhshme nën ndikimin e dallgëve të lagështa pjesa më e madhe e vendit do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu dhe erë të përforcuar. Temperaturat e ditës nga e enjtja do të jenë në rënie. Në ditët e fundjavës kushtet për mot jostabil do të jenë në rënie.

Banner

Related posts

Talat Xhaferi nga Çairi: Misionin që e kemi marrë përsipër ne e çojmë deri në fund

admin

Lladrovci përkujton Tahir dhe Nebih Mehën: Pushteti jugosllav, kishte harruar domethënien e Prekazit dhe Drenicës

Gjyla Halili

Lladrovci: Drenasi është zemra e Kosovës, qytetarët ofruan mikpritje për të gjithë kandidatët pa dallim

Gjyla Halili