AKTUALE

Doc.Dr. Rina Ajdari kandidate për deputet nga Fronti Europian



Rina Ajdari është e lindur në vitin 1984 në Tetovë, Republika e Maqedonisë. Shkollën fillore e kreu në Tetovë në periudhën kohore 1991-1999 kurse gjimnazin e përgjithshëm e kreu poashtu
në Tetovë në periudhën kohore 1999-2003. Në vitin 2007 diplomoi në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive të Komunikimit, Drejtimi i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Nga viti akademik 2009 deri më 2012 i vazhdoi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturës dhe Komunikimit, Programi studimor: Strategji mediale, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku i mbaroi provimet e parapara dhe në vitin 2012 fitoi gradën shkencore Magjistër i strategjive mediale.

Ka vazhduar studimet e rregullta të doktoraturës në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup dhe në vitin 2022 ka fituar gradën Doktor shkence me temën e disertacionit: “Rëndësia e sferës publike për funksionimin dhe zhvillimin e Bashkimit Evropian si dhe progresin e integrimit të Maqedonisë së Veriut”

Nga viti 2007 deri në vitin 2019 ka punuar si mësimdhënëse në Fakultetin Juridik, Programi studimor: Gazetari dhe media, në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Që nga viti 2020 është e punësuar si mësimdhënëse e rregullt në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në Fakultetin e Mediave dhe komunikimit ndërkulturor.
Nga nëntori i vitit 2020 ka marë mandatin e deputetes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Veprimtarinë politike e ka filluar në vitin 2009 si akriviste dhe anëtare e Bashkimit Demokratik për Integrim. Në vitin 2015 është zgjedhur Kryetare e Forumit të gruas të Këshillit vendor në Poroj ndërsa në vitin 2019 është zgjedhur Nënkryetare e forumit të gruas në nivel republikan. Aktualisht është deputete dhe anëtare e Kryesisë së Degës së BDI-së në Tetovë.
Nënë, bijë, bashkëshorte, mësimdhënëse,  shoqe, bashkëveprimtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave dhe vajzave me bindjen dhe përkushtimin më të madh.

Related posts

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 24 gradë

Gjyla Halili

Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare

Gjyla Halili

Maqedonia e Veriut po zbrazet gjithnjë e më shumë, shteti pa strategji për parandalim

Gjyla Halili