AKTUALE

Taravari – Mickoski/ Zejdi: Shqiptarët do t’i dënojnë të dytë

Në vazhdën e reagimeve kundër fotografisë, Mickoski – Taravari ka reaguar edhe kandidati për deputet nga “Fronti Europian”, Skender Rexhepi – Zejdi.

Përmes “Facebook”, Zejdi ka thënë se në atë fotografi, janë dy të dëshpëruar që kapen për fijen e kashtës…

Sipas Zejdit qëllimi i dy të fotografuarve është që njëri të shpëtojë zgjedhjet presidenciale kurse tjetri ato parlamentare..

Por sipas Zejdit, janë shqiptarët ata që në fund të ditës do t’i dënojnë të dytë.

“Një fotografi ku 2 të dëshpëruar kapen për fijen e kashtës: Njëri për të shpëtuar presidencialet, ndërsa tjetri për të shpëtuar parlamentaret. NË FUND TË DITËS, SHQIPTARËT DITËN E VOTIMIT DO T’I DËNOJNË TË DYTË. Mos thuani pastaj që nuk ju thash…”, ka shkruar Zejdi.

https://www.facebook.com/zejd.rexhepi/posts/10228461287695302?ref=embed_post

Banner

Related posts

Nikollovski me akuza për Filipçen, ai paralajmëron padi për shpifje

Gjyla Halili

“Marrëveshja e Ohrit s’mund të rinegociohet” – Ahmeti: S’jam frikësuar kur më ka ndjekur Jugosllavia, jo më Mickoski

Gjyla Halili

Gara për president, Kadrija i reagon Taravarit: Përball do ta kesh nënën ideologjike, Gordana, jo Ali Ahmetin

Gjyla Halili