AKTUALE

619 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri më 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Në vitin 1444, mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër Perandorisë Otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër osmanëve në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Banner

Related posts

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski: Zgjedhje parlamentare, pas rezultatit të zgjedhjeve lokale

Gjyla Halili

Jeton Shaqiri paralajmëron TRI rritje të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm

Gjyla Halili

Sot në Bruksel diskutohet çështja e dinarit dhe Ohri

Gjyla Halili