AKTUALE

Lladrovci: Shtatorja është mirënjohje e falënderim për heroin Tahir Sinani dhe Malësinë e Gjakovës



Sot, është përuruar shtatorja e heroit Tahir Sinani, me ç’rast, Ramiz Lladrovci ka theksuar se shtatorja shpreh mirënjohje e falënderim për heroin Tahir Sinani dhe Malësinë e Gjakovës e cila i dha përkahje të fuqishme luftës çlirimtare.


Komandanti Tahir Sinani, i dha hov luftës çlirimtare, në tri frontet për liri të popullit tonë, ka deklaruar Lladrovci.


Postimi i plotë i tij në fb:


Sot, Sheshit “Tahir Sinani” në Bajram Curr, iu shtua personazhi që i mungonte, heroi i tri luftërave, në Kosovë, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut, erdhi në bronz, heroi Tahir Sinani.

Komandanti Tahir Sinani, i dha hov luftës çlirimtare, në tri frontet për liri të popullit tonë.

Kjo shtatore e ngritur me iniciativën e Ali Ahmetit dhe Azgan Haklajt, e punuar nga skulptori Ylber Krasniqi, shpreh mirënjohje e falënderim për heroin Tahir Sinani dhe Malësinë e Gjakovës e cila i dha përkahje të fuqishme luftës tonë çlirimtare.

Nderim i përjetshëm për heroin Tahir Sinani!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së!

https://www.facebook.com/share/p/t3B3qFoyPeEFL2F9/?mibextid=WC7FNe

Related posts

Zejdi: Fronti Europian do të korri fitore më 24 prill me Bujar Osmanin, dhe më 8 maj si gardian i vlerave qytetruese

Gjyla Halili

Tetovarja Erjona Emini, medalistja e vetme nga Maqedonia e Veriut në Kampionatin Ballkanik të karatesë

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve

Gjyla Halili