AKTUALE

Sela : Është shumë e lehtë të takosh qytetarin në sy kur nuk e ke keqpërdorur besimin e tyre

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, së bashku me aktivistë dhe simpatizantë ka takuar qytetarët e Strugës.
Bashkë me aktivistë të zellshëm, të cilët po bëjnë një punë kolosale për të ardhmen e vendit, takuam bashkëqytetarët tanë struganë për të folur personalisht me ta lidhur me rëndësinë e zgjedhjeve të 8 majit.
Dëgjuam zërin e tyre si gjithmonë dhe ju shpjeguam atyre vizionin tonë për të ardhmen.
Është shumë e lehtë të takosh qytetarin në sy kur pas një përgjegjësie kthehesh tek ata me premtime të mbajtura dhe pa keqpërdorur besimin e tyre.
Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, por tanimë me një forcë edhe më të madhe që jemi të bindur se do ta fitojmë nga shumica dërmuese e qytetarëve.

Banner

Related posts

Ramiz Lladrovci: Kushtetuesja po dëshmon integritet, nuk lejoi “kapje” të Prokurorisë

admin

Abdul Selam Selami falënderon qytetarët e Shkupit për besimin: 27.045 zëra për ndryshim!

Gjyla Halili

Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA?

Gjyla Halili