AKTUALE

BDI-Tetovë: Bilall Kasami keqpërdor autobusët për reklama

Banner

Është mëse e qartë, se lojërat që po i bën opozita shqiptare janë shumë të ulëta! Abuzimi me pushtetin lokal nuk ka qenë asnjëherë më i madh dhe është shqetësuese se çfarë po bëjnë për t’a kamofluar humbjen e madhe që e përjetuan më 24 prill, e që do të thellohet edhe më shumë më 8 maj!

Së fundmi Lëvizja e Bilall Kasamit i ka pamundësuar Frontit Europian reklamimin në autobusët e qytetit. Edhe atë duke pasur parasysh që këto autobusë janë pronë e ndërmarrjes që e ka themeluar Komuna e Tetovës, pra janë të të gjithë qytetarëve dhe jo të Lëvizjes së Bilall Kasamit.

Lëvizja e Bilall Kasamit po e keqpërdor edhe Komunën e Tetovës por edhe pronën e saj dhe këtë e bën vetëm nga frika e madhe që e kanë ndaj dushit të ftohtë që i pret më 8 maj, fitores së madhe të Frontit Europian që do të ndodhë në të gjitha anët, nga Struga e deri në Likovë.

Vetë rezultati i 24 prillit dëshmoi se tetovarët nuk nënshtrohen dhe se i njohin mirë gënjeshtarët dhe mashtruesit.

Komunën e Tetovës dhe ndërmarrjet e saja, Kasami i ka shndërruar në vegla partiake të cilat i përdorë për qëllime të ulëta të një grupi kriminel që e rrethon atë.

I bëjmë thirrje që menjëherë të reflektojnë pasi që përveç dënimit të qytetarëve, do të përballen edhe me ligjin për të gjitha shkeljet që i bëjnë për interesa të ulëta klanore!” thuhet në reagimin e BDI- Tetovë

Banner

Related posts

Në Shkup sanksionohen 211 shoferë, 81 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

admin

Mark Gjonaj takon zv.ndihmës sekretarin për Ballkanin Perendimorë Alexander “Sasha” Kasanof

Gjyla Halili

Sipas sondazhit të Topshqip, kandidati i cili fiton binshëm Çairin është Abdulselam Selami

Gjyla Halili