SPORT

Kapiteni i Ganës nënshkruan me Nottingham Forestin

Skuadra angleze Nottingham Forest ka nënshkruar me sulmuesin ganez, Andre Ayew, deri në fund të sezonit. Për marrëveshjen ka njoftuar klubi i Premier League.

Kapiteni i Ganës ishte lojtar i lirë dhe së fundmi ishte te skuadra e Kataritm Al-Sadd, ku luajti që nga viti 2021.

Ayew rikthehet në Angli ku kishte luajtur te Swansea City dhe West Ham United.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të nënshkruash për Nottingham Forest”,ka thënë Ayew. “Unë e di se çfarë mund t’i sjell skuadrës, jam gati të jap gjithçka që ne të jemi në gjendje të qëndrojmë në Premier League”.

Nottingham Forest në tabelën e kryesuar nga Arsenal është në vendin e trembëdhjetë me njëzet e një pikë.

Related posts

Liria përforcohet në repartin e mbrojtjes me Spahiun nga Shtutgarti

admin

Ish-futbollisti i PSG-së kundër Messit: Luan për paratë, jo për tifozët 

admin

Pellegrino prezanton veten – Kreu

admin

Leave a Comment