AKTUALE

Për zgjedhjet e 8 majit u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Gjithsej 1999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj u akredituan për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit. Vëzhguesit vendas janë më të akredituarit – 1078. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë punësuar 85 përkthyes. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 66 gazetarë të huaj janë të akredituar për të raportuar për zgjedhjet.

Më së shumti vëzhgues vendorë janë akredituar nga Asociacioni për zhvillimin e inovacioneve sociale “WAKE UP” Shkup – 752, pastaj Fondacioni Rom për Demokraci – 151, Civil – 82, Qendra për Hulumtime të Sigurisë – 46, Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Strategjitë Ohër – 20, Qendra Kombëtare Rome Kumanovë – 14, Shoqata për Promovim dhe Zhvillim Gjithëpërfshirës Kumanovë – 12 dhe Qendra Maqedonase për Zhvillim Kulturor – një vëzhgues.

Misioni i posaçëm i vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues, 14 ekspertë dhe 31 përkthyes, shumica e vëzhguesve të huaj. Asambleja Parlamentare e OSBE-së (AP) ka akredituar 138 vëzhgues, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup – 68 vëzhgues dhe 33 përkthyes, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni ad hoc për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 33 vëzhgues dhe 20 përkthyes, Iniciativa për Dialog dhe Demokraci Silba 30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Republika e Kosovës – 13, Parlamenti Evropian – 12 e të tjerë.

Për të informuar rreth zgjedhjeve janë akredituar 66 gazetarë dhe punonjës mediatikë nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe nga Reuters, Associated Press, Al Jazeera, France Press…

Raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit e kanë vëzhguar 1601 vëzhgues, përkatësisht 915 vëzhgues vendas dhe 544 të huaj, si dhe 84 përkthyes dhe 58 gazetarë të huaj.

Related posts

Kandidatet për deputet nga Fronti Europian, Merita Mustafai dhe Rina Ajdari kan mar pjesë të trajnimin e organizuar nga IRI

Gjyla Halili

Ahmeti: I përjetshëm qoftë kujtimi për bashkëluftëtarin e UÇK-së, Agron Haradinaj

admin

Mexhiti: Ne jemi zgjedhur nga Kongresi dhe vetëm ai mund të na shkarkojë

admin