AKTUALE

Rina Ajdari nga vatra e luftës për liri, Shipkovica: Nuk do të ketë shfuqizim të Marveshjes së Ohrit, shqiptarët nuk do të jenë kurrë qytetarë të rendit të dytë

Banner

Karvani i Frontit Europian i udhëhequr nga Lideri i Bdi-së Ali Ahmeti  ka qëndruar në Malësi të Tetovës, në Shipkovicë.

Rina Ajdari, kandidate për deputet nga Fronti Europian, falenderoi të pranishmit për prezencën masovike dhe mbështetjen e kontributin e dhënë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit, duke bërë thirje që me 8 Maj në mënyrë sa më të mobilizuar të dilet në votime, për të forcuar dhe më shumë fitoren e Frontit Europian dhe për ti dhënë fund një her e përgjithmonë retorikës nacionaliste të VMRO-DPMNE-së dhe vazalëve të saj.

“Nga Shipkovica bëmë thirrje se nuk mund të ketë shfuqizim të Marrëveshjes së Ohrit, nuk mund të rikthehemi prapa në ditët tona të vështira si qytetarë të rendit të dytë”- ka shkruar Ajdari.

Ajdari më tej ka bërë me dije qarqeve të ndryshme anti shqiptare që ky shtet ma qenë dhe do të mbetet i të gjithve.

Ja postimi i plotë:

Në Malësi të Tetovës, në fshatin Shipkovicë, qëndruam sonte bashkë kryetarin tonë, z. Ali Ahmeti, kandidatët për deputetë nga “Fronti Europian” dhe shumë bashkëpunëtorë.

Nga Shipkovica bëmë thirrje se nuk mund të ketë shfuqizim të Marrëveshjes së Ohrit, nuk mund të rikthehemi prapa në ditët tona të vështira si qytetarë të rendit të dytë.

Ky gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet shtet i të gjithëve! Atdhe i yni!

#Bashkë #FrontiEuropian🤝#Shipkovicë #MalësiaeTetovës #voto4 

Voto 4️⃣

Banner

Related posts

Ndërtimet pa leje në Çair, reagon BDI

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

“Grupi i Zjarrit”për Zhurnal: Nuk jemi të ftuar në mbledhjen e kryesinë qendrore të BDI-së në Reçicë

admin