AKTUALE

Ali Ahmeti në Bogovinë: Fronti Europian ofron platformë të integrimit, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian sot aktivitetet zgjedhore parlamentare i vazhdoi në komunën e Bogovinës. Para të pranishmëve, kryetari i BDI Ali Ahmeti tha se Fronti Europian ofron platformë të integrimit ndërkohë që palët tjera që konkurrojnë përballë ofrojnë vetëm izolim.

Sërish Maqedonia e imja”, por kur e humbi Maqedoninë!? A pse shqiptarët janë bashkë qeverisës në këtë vend, e ka gabim shumë ajo profesoresha, ajo duhet t’i kthehet të drejtës ndërkombëtare dhe të shohë mirë sepse thirret që është eksperte e së drejtës ndërkombëtare. Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjak, ajo nuk kontestohet, ajo është e garantuar nga ndërkombëtarët, nga SHBA-të, Bashkimi Europian dhe NATO, çdokush që tenton të cenoj sadopak apo edhe në ëndërr po t’i kthehet është e rrezikshme sepse nuk lejohet që të cenohet paqja, stabiliteti dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në Balkan, kush sundon me Ballkanin sundon me Europën. Jo rastësisht është vënë motoja: PO Europës, JO Rusisë! Rusia është goxha aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është aktive dhe në vendin tonë, kanë formuar parti politike, kanë televizione, kanë gazeta, por ne jemi ata bashkë me të gjithë njerëzit e demokracisë së vërtetë shqiptarë, maqedonas, turq, boshnjak, rom që të ardhmen ne nuk e shohim nga Rusia por e ardhmja jonë është ashtu siç kanë lënë amanet rilindësit tonë kombëtar se Dielli për ne lind në Perëndim, e ardhmja jonë pa asnjë diskutim është në Europë dhe për këtë arsye ne po japim sinjal e porosi Rusisë e Putinit që aq shumë janë të interesuar që ky vend mos të ketë stabilitet e qëndrueshmëri sa që në disa paraqitje që bënte Kremlini  zëdhënësi i Kremlinit por edhe Putimini vet, të gjitha fshatrat e malësisë së Kumanovës me emra nëpër konferenca shtypi i theksoni, u shpreh Ahmeti nga Bogovina.

Related posts

Ahmeti: Ideja që presidenti të zgjedhet në kuvend është e BDI-së, të tjerët vetëm interpretojnë premtimet tona

Gjyla Halili

Në Kuvend mbledhje e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri

Gjyla Halili

Taravari përshëndet marveshjen Kosovë-Sërbi: Qoftë kjo Marrëveshje fillimi i një rruge paqeje

admin