AKTUALE

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Putini na kërcënoi kur RMV u bë pjesë e NATO-s, ne vazhduam sepse synim kemi BE-në e jo ndikimin rus!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisioni Debat Plus tha se në Maqedoni ka ndikim rus që nuk i ndihmon stabilitetit të shtetit, por interesi i atij ndikimi është vetëm përçarja dhe konflikte të reja në vend dhe rajon.

“Putin para se vendi të anëtarësohet në NATO na kërcënoi direkt dhe na tha: “Vijat e kuqe janë të rrezikut nëse ju anëtarësoheni në NATO”, por ne nuk u ndalëm dhe u bëmë pjesë e NATO-s. A e dini ju se sa ndikim ka Rusia në Maqedoninë e Veriut dhe në Rajon? Ka parti të themeluara nga Rusia, ka Televizione, ka investime në media, sepse asnjë konflikt nuk i konvenon Rusisë që të mbyllet, por përkurandrazi po ndikon në tërë rajonin”, tha Ahmeti.

“Më 9 maj lind diell i ri, është dita e Europës, do vazhdojmë të ndërtojmë shtetin në frymë pro-europiane. Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin sepse zgjidhje tjetër nuk ka. A e dini se sa vendbanime maqedoni janë shprazur njejtë si ato shqiptare. Vetëm ndryshimet kushtetuese, dhe integrimi i vendit në BE na ndihmon ti mbajmë njerëzit këtu.

Related posts

Saraji përfundon me nënshkrimet për president për Bujar Osmanin

Gjyla Halili

Elvana Gjata publikon këngën ‘Hana’

Gjyla Halili

Seancë e Këshillit ekonomiko-social, në rend dite edhe Informacioni për situatën me ndërtesën e Shtëpisë së punëtorëve

Gjyla Halili