AKTUALE

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Unë në fushatë nuk kam prekur asnjë me fjalë, Mickoski ia nisi i pari dhe unë iu përgjigja!

Banner

I ftuar në emsionin Debat Plus në Klan M lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka bërë një deklaratë të fuqishme, duke paralajmëruar ndryshime të rëndësishme që do të ndodhin nga 8 maji, duke përfshirë edhe ndryshimet në vokabular. Ai ka theksuar se ka nënshkruar një amnisti të rëndësishme mes palëve, e mbështetur nga SHBA dhe BE, dhe ka kërkuar garanci për mosdhunimin e shqiptarëve pas shpalljes së saj.

Në një akt simbolik të thellë, lideri ka nxjerrë gjaketën e tij si dëshmi e angazhimit për paqe dhe ka kërkuar që kjo të mos harrohet. Duke u ndalur në historinë e tij personale dhe rrënjët e tij, lideri ka shpjeguar se nuk është në politikë për të prekur dikë personalisht, por për të arritur objektiva të qarta si anëtarësimi i vendit në BE, ndryshimi i kushtetutës dhe votimi i ligjit për vetingun. Ai ka bërë thirrje për një hetim të hapur mbi qeverisjen 22-vjeçare të BDI-së, duke përfshirë veten dhe funksionarët e tjerë, duke theksuar se vendi është fituar me gjak dhe se ai është i përkushtuar për të mbrojtur integritetin e tij.

“Nga 8 maji do të ndryshojnë edhe vokabularet. Unë kam nënshkruar amnestinë mes palëve, që është nënshkruar dhe nga SHBA-të dhe BE-ja, unë askohe jam ulur me përfaqësuesit gjeneral, dhe kam thënë pas shpalljes së amnestisë janë vrarë shqiptarët dhe unë kërkoj nga ju a më garantoni ju mua që kjo sdo të ndodhë, dhe e kam nxjerrë gjaketën time e cila ka qenë me gjakun e një mikut im, dhe nëse ndodh dicka ta kujtoni këtë gjak, ai e ka marrë dhe ka bërë foto të cilën pas 20 viteve e ka publikuar.
Këtu është bërë interpretimi autentik i amnestisë dhe është mbyll përfundimisht. Kështjella ku jam rrit unë jo drutë i ka pas të djegun po edhe gurët i ka pasur, unë nuk bëj fushatë të prek dikën, Mickoski më preku i pari dhe unë ju përgjigja, programi i frontit është anëtarsimi i vendit në BE, ndryshimi i kushtetutës, të votohet ligji për vetingun.
Kemi kërkuar të hapet hetim për 22 vjet të qeverisjes së BDI-së, nga unë dej te funksionari më i vogël. Ky është vendi im me gjak e kam fituar, unë nuk vij prej teatri”, tha Ahmeti.

Banner

Related posts

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë! Procedura zgjedhore për kryetar komune do të fillojë nga e para

Gjyla Halili

REISUL ULEMA DHE MINISTRI I HAXHIT I ARABISË SAUDITE NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN E HAXHIT 2025

Gjyla Halili

Kryetari Ahmeti takoi kryeministrin Kurti: Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA, i domosdoshëm

admin