AKTUALE

Prof. Dr. Sulejman Baki nga Fronti Europian bën thirrje për zgjedhje të qeta dhe pa ofendime

Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 3 nga Fronti Europian, profesor doktor, Sulejman Baki tha se Maqedonia e Veriut nuk është vetëm shtet i një shoqërie, Maqedonia e Veriut është vendi i të gjithëve. I ftuar në TV Shenja ai sqaroi se në atë zonë jetojnë afro 30 mijë njerëz jomaqedonas, banorë josllavë dhe kërkoi nga partitë që të largohen nga nacionalizmat.

“Zona e tretë nuk është vetëm zonë zgjedhore e një partie, e një fisi ose një kombi, aty jetojnë afro 30 mijë njerëz jomaqedonas, banorë josllavë. Aty jetojnë shqiptarët, jetojnë boshnjakët, jetojnë turqit, jetojnë romët. Prandaj, këto fakte nuk duhet të na shqetësojnë, ashtu siç partitë maqedonase marrin pjesë në zgjedhje, në zonat gjashtë dhe në zonën pestë”.

Profesor Baki tha se ndarja në 6 njësi zgjedhore e Maqedonisë së Veriut, aspak nuk është e mirë edhe për komunitetin turk të vendit. Në zonën e tretë është Petroveci, Zelenikova, Çashka, Velesi, Krivapallanka, Kratova, Shtipi, Vinica, Koçani, Dellçeva, Crniku, Pehçeva mmme rreth 280 mijë votues, 10 % e të cilëve janë jomaqedonas.

Pra, ne nuk synojmë vend këtë trup votues, siç e përmenda edhe më parë, ne i shohim të gjitha etnitë në vend si potencial i mundshëm votues, trup votues i mundshëm për ne, presim vota nga të gjithë, por duhet kujtuar që prej 30 vitesh nuk zgjidhet asnjë deputet nga kjo zonë zgjedhore, siç dihet janë 20 kandidatë për deputetë dhe nga këta 20 deputetë ne tani mund të marrim 1, 2, ndoshta 3, pse jo?

Ai i bën thirrje të gjithë qytetarëve e veçanërisht atyre të zonës së tretë zgjedhore të dalin dhe të votojnë dhe të mbështesin Frontin Europian, pasi siç thekson Baki në këtë mënyrë do të kontribuojnë për demokracinë e Maqedonisë së Veriut. Profesor Baki kërkon që të kemi zgjedhje të qeta, pa probleme pa ofendime dhe pa u mbështetur në narrativin e ekstremizmitn dhe nacionalizmit, pasi ky vend është vendi i të gjithëve.

Related posts

Neziri: Takimi i Taravarit nuk është legjitim, kishte më pak se 40 anëtarë

Gjyla Halili

Kryediplomati grek: Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut nuk është nga ato çështje që mund të ndryshohen

Gjyla Halili

What is lampshading? The leggy fashion trend, explained

admin