AKTUALE

U shpall “Qytetar Nderi”/ Ahmeti nga Tirana: Shqipëria nëna jonë, falemderit, Tirana e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe dëshmorëve të kombit

Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur sot ceremonia për shpalljen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti “Qytetar Nderi”.

Në fjalimin e tij, Ahmeti ka përkujtuar të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës dhe tha se Shqipëria edhe pse e varfër, ushtarët i ka mbajtur e ruajtur në gjirin e sajë. Shqipëria ka qenë buk, kryp e zemër për ne, tha mes tjerash Ahmeti.

Ai përkujtoi edhe Adem Jasharin, Zahir Pajazitin po edhe Fehmi Lladrovcin e Xhevë Krasniqin po edhe vllezërit Haradinaj të cilët sipas Ahmetit kanë dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës

Foli për sfidat ndër vite dhe qëllimet strategjike, po edhe për të arriturat nga pas lufta.

“Do doja të ju falëmderoj nga Zemra, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana e Zahir Pajazitit po edhe e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit. Kjo nënë Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e sajë, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit që i ka mbajtë nëna në prehrin e vetë. Një fjalë e një plaku të urtë na tha, mos e falemderoni njëni tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë për të gjithë punët që bëhen. Mirëpo vërtetë, Shqipëria ka qenë buk, kryp e zemër për ne. Për të gjithë ata që sot nuk janë, sot është Kosova, sot shqiptarët janë shtetëformues në RMV. Kur e kemi nisur, e kam thënë ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, e kemi nisë të tillë por rethanat ndryshuan por edhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat. U përkushtuam për çlirimin e Kosovës. Shqiptarët që morrën pjesë vullnetarisht, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, kjo situatë ishte e papërpunueshme, sepse shqiptarët ishin në RMV të shkelur margjinalizuar, pa të drejta, pa flamur. Sot ju Skenderbeun e keni në Tiranë po edhe unë e kam në Shkupin e vjetër. Flamuri kombëtarë është krenari, po edhe ne dënohemi nëse nuk e respektojmë flamurin shqiptarë. Kemi tre universitete, i dashur Edi, ja kemi marrë kazermat Mlladiqit, në Shkup është Universitet, në Kumanovë përsëri kazerma e Mlladiqit është universitet”, tha Ahmeti.

Related posts

Rruga “Ilinden” në Tetovë, rrezik për nxënësit dhe kalimtarët

Gjyla Halili

Përfaqësuesit shtetërorë bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Gjyla Halili

Flamuri nuk valëvitet vetë, e valëvitin ata që besojnë!

Gjyla Halili