AKTUALE

Ratkoceri: Kandidimi i Taravarit për president i ndihmoi VMRO-së dhe kandidates së tyre, VLEN e dinin që nuk do të kenë sukses…

Gazetari Arben Ratkoceri në emisioni Balkan Talks në EuroNeës Albania tha se partitë shqiptare edhe në këtë mandat do ta përkrahnin presidentin aktual Stevo Pendarovskin në garën presidenciale, mirëpo Opozita Shqiptare krijoi ndasi duke e kandiduar Arben Taravarin si president të tyre.

“Realisht shqiptarët një pjesë e mirë e tyre janë të kënqur me presidentin, Stevo Pendarovski. Ai vizitën e parë si president e bëri në Shqipëri dhe kjo duhet vlereësuar sepse të tjerët shkonin në Beograd në fillim, pastaj në presidencë filloi dhe impelemtimin e gjuhës shqipe. Partitë shqiptare mbase do ta përkrahin përsëri Pendarovskin, mirëpo Opozita Shqiptare doli me kandidatin e tyre duke e ditur shumë mirë se nuk kanë gjasa të kalojnë në raudin e dytë, ndaj ky veprim e detyroi edhe BDI-në të del me kandidatin e vet për të mbrojtur votën e tyre. Pra Taravari ishte një kandidat që vetëm i ndihmoj znj. Siljanovska -Davkova e cila në këto zgjedhje ka bë një diferëncë të madhe në vota”, tha Ratkoceri.

Ratkoceri shtoi se BDI kishte ide që blloku shqiptar të dalin me kandidat apolitik të përbashkët për president, mirepo opozita përmes Facebookut e nxorri Taravarin si kandidat. /indeks.mk

Related posts

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshme, vende-vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Gjyla Halili

Debat shkencor në ASHAM për makroekonominë pas recesionit të vitit 2007 – 2009

Gjyla Halili

Seanca të katër komisioneve të Kuvendit

Gjyla Halili