AKTUALE

Merita Mustafai porosi kandidates së VMRO-së: Më 8 Maj do të merni përgjigjen e popullit ju dhe vazalët tuaj

Kandidatja për deputet nga Fronti Europian, Merita Mustafai ka reaguar ndaj deklaratës së kandidates për presidente të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova e cila tha se për luftën e vitit 2001 duhet një Tribunal Ndërkombëtar.

“Kërcënimet e njëpasnjëshme të nacionalistëve të VMRO-së po marrin hov të pakontrolluar. Këta leje që mundohen të nënshtrojnë shqiptarët, por edhe me UÇK-në filluan të merren”- ka shkruar Mustafai.

Merita Mustafai më tutje ka shkruajtur që me 8 Maj do të merni pëgjigjen ju dhe vazalët e juaj, me diferencë të dyfishtë nga ajo e 24 prillit.

Ja postimi plotë:

Kërcënimet e njëpasnjëshme të nacionalistëve të VMRO-së po marrin hov të pakontrolluar. Këta leje që mundohen të nënshtrojnë shqiptarët, por edhe me UÇK-në filluan të merren.
Më 8 maj do ta merrni përgjigjen ju dhe vazalët që i keni!
Do të ndodh POPULLI.
Diferenca me 40 000 vota do të dyfishohet, a kushtet për qeveri vetëm ju shtohen.

Banner

Related posts

Java e pestë e trajnimit në AZGj, trajton temën “Njohja e gjuhës dhe e terminologjisë profesionale, parakusht për përkthimin e specializuar”

admin

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Nikollë Camaj: Marrëveshja e Ohrit, etapë e rëndësishme drejt barazisë së shqiptarëve

Gjyla Halili

Kryetari i Sarajit, Veseli: Ministri Mexhiti ka dëmtuar banorët e Llaskarcës me vonesat për rrugën

Gjyla Halili