Fronti Europian ka vazhduar me aktivitetet zgjedhore parlamentare në Butel dhe Shuto Orizare. Arkitekti dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Fronti Europian është krijuar për paqe, stabilitet, siguri dhe integrim në Bashkimin Europian. Mes tjerash, Ahmeti dërgoi porosi edhe të oponentët politik të VMRO i cili nga foltorja tha që oponentët të bëjnë kujdes të mos gërvishtin plagë të vjetra.
Ne kemi ndërtuar filozofinë platfromën si Front. A do të jetojmë të izoluar apo të integruar. A do të jetojmë në një shtet ku bëhet ekonomia dhe tregtia me 2 milion banorë apo do të shkojmë ku bëhet tregtia me 500 milionë banorë. Këto janë dy gjëra që na ndajnë me oponentët tanë VMRO-në. Por ne i themi që tregu, ekonomia përparon, zhvillohet, në një treg prej 500 milionë. Ne u themi që të izoluar nuk mund të jemi të përparuar. Ne u themi që ky vend ka nevoj të jetë në miqësi të përhershëm me vendet e rajonit dhe zero problem. Ne u themi respektoni, Marrëvshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë sepse këto janë marrëveshje që e quan përpara shtetin tonë dhe të mos bëhen pengesë që ne të qëndrojmë në vend numero. Duke qëndruar në vend numero sigurisht që ne i bëjmë hyzmet ta kthejmë vendin pas. Çdo kthim pas nuk është i mirë për asnjërën palë. Frontin që ne e kemi pasur në vitin 2001, ai ka qenë Front i lirisë, Front që neve na bëri me dinjitet, na barazoi që akoma më shumë punë kemi për një barazi më të barabartë me komunitetin maqedonas por puna nuk bën për tu qa, sepse ky Front tani është Front i bashkuar për të forcuar paqen, demokracinë, integrimin e vendit në BE dhe më vjen keq që kandidatja për presidente atë Front të lirisë po hap plagë që janë mbyllur tash e 23 vjet më parë me amnstin të nënshkruar nga UÇK nga presidenti i ndjerë Trajkovski, nga NATO, SHBA dhe nga BE. Unë i them, ajo vërtet është profesoreshë por punët nuk i di aq mirë. Prandaj me hap plagë të vjetra dhëmbin më shumë kështu thonë doktorët. Kryeministri Zoran Zaev bërtiste BDI në opozitë, tani janë mbledhur me një moto të mposhtin Frontin sepse u pengon Fronti. Kryeministri gaboi atëherë. Por gabon edhe Mickoski përsëri tani, sepse Buteli na qenka i rrethuar e jetojnë banditë, kriminela. Unë i them Mickoskit mos gabo. Nëse ata dikur kanë qenë luftëtarë të lirisë, sot janë luftëtarë të demokracisë dhe janë qytetarë të këtij vendi dhe larg duart nga këto gërrvishtje sepse nuk i bëjnë mirë shëndetit as tëndit e as vendit. Sa u takon këtyre tanëve, me këto punë nuk kemi, i kemi vëllezër, por të mos nguten sepse nuk u ka hije dhe e kam për ato. Shqiptarët nuk duan puthadorë, shqiptarët nuk duan përkuljen, shqiptarët kanë përballuar regjimin e Jugosllavisë dhe kurrë nuk janë përkul, as nuk i përkulen as Mickoskit as Mickoskave as atyre që nuk dinë se si të ecim përpara të gjithë. Ky front ësht ndërtuar edhe me turqit, romët e boshnjakët. Romët kanë fituar me Marrëveshjen e Ohrit, me luftën tonë kanë fituar edhe turiqt edhe boshnjakët. Dhe sot të gjithë janë bashkangjit Frontit që bashkarisht ta shtyjmë procesin përpara drejt anëtarësimit në BE por edhe në bashkëpunim të mirë e të fortë në tërë Frontin sepse akoma ka për të bërë për të gjitha komunitetet. Me 8 maj vendoset dhe njerëzit që duhet të kontaktoni, shpjegojani se votohet për integrimin ose për izolimin dhe zgjedhjen le ta bëjnë, tha Ahmeti.
Sadulla Duraku rikujtoi se në vitin 2001 kishim front ushtarak dhe me atë front ngadhënjyem si shqiptarëm, ndërsa tani me Frontin Europian do të ngadhënjejmë sërishë si shqiptarë por edhe të gjithë komunitetet tjera.
Në vitin 2001 kishim një front ushtarak, dhe po me atë front ne ngadhënjyem si shqiptar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Fituan shqiptarët. Kështu që po i njëjti Front, Fronti Europian besoj se ju do të votoni numrin 4 ku me Frontin Europian do të ngadhënjejmë dhe do të fitojnë prap shqiptarët. Nuk fitojnë partitë që janë në këtë Front por fitojnë shqiptarët dhe të gjithë qytetarët. Vota juaj për liderin e BDI-së Ali Ahmeti ka qenë amanet dhe atë amanet e ka menaxhuar siç është më mirë, u shpreh Duraku.
Talat Xhaferi në fjalën e tij tha se qytetarët janë mbështetja më e madhe e Frontit Europian dhe me këtë mbështetje do të mbajmë rrugën e hapur për në Bashkimin Europian.
Prezenca e qytetarëve këtu dëshmon mbështetjen e madhe, që personalisht edhe unë në zgjedhjen si ministër në 2013 me gjithë përpjekjet e pengimit të asaj zgjedhjeje mbështetja e këtyre qytetarëve e verifikoi. Nuk mungoi mbështetja as në vitin 2017 ku në atë mënyrë në ato rrethana u bë përzgjedhja e kryeparlamentarit gjegjësisht zgjedhja ime për kryetar kuvendi. Dhe ajo rezultoi edhe me zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar si premtim parazgedhor të vitit 2020 për çka për 4 vite shumë pak njërëz besonin në realizim të ati premtimi, shtoi Xhaferi.
Ziadin Sela përgëzoi për rezultatin e arritur në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale duke shtuar se qytetarët me votë kanë përcjellur mesazhin më të rëndësishëm se sovrani është këtu dhe sovrani vendos.
Ju përgëzoj për rezultatin në zgjedhjet presidenciale dhe me votën tuaj përcollët dy mesazhe. Mesazhi i parë zëshëm që e thatë se organizimet politike duhet të jenë të mirëfilltë, jo organizime lokale, jo të na ndajnë në qytete dhe krahina. Dhe mesazhi tjetër shumë i rëndësishëm është përcaktimi pa asnjë dilemë që ju e shprehët me votë rreth rrugëtimit të cilët duhet Maqedonia e Veriut duhet të vazhdoj. Dhe ky rrugëtim është Po Europës dhe Jo Rusisë. Dhe natyrisht ky ishte mesazhi i shprehur me votë, ndërsa më 8 maj nuk kam asnjë dilemë që këto mesazhe me vota do të shndrrohen në mandate deputetësh, të cilët anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, ndryshimet kushtetuse do ta bëjnë realitet sa më të shpejtë dhe më të prekshëm dhe Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do të bëhet anëtare e BE-së. E dini sa e ulët është kur e përkrah këtë ide që e jep Hristijan Mickoski. Kjo nuk ngjan ndryshe vetëm sikur këto eksponentë të Vlenit, Arbeni, Bilalli, Afrimi e Izeti kur thonë që po ne do të jemi pjesë e Qeverisë duket sikur ulen me çdo shqiptarë në sy dhe i thonë asnjë vlerë ska vota jote, asnjë vlerë ska vendimi jot që do e shprehish, asnjë vlerë nuk ka sovraniteti yt si popull, e pra kështu duhet ti merrni ato mesazhe. Ndërsa ne të gjithë së bashku më 8 maj do t’ju tregojmë që po ka shumë vlerë vota e shqiptarit dhe e komuniteteve tjera etnike që do e japin më 8 maj, nënvlerësoi Ziadin Sela.