AKTUALE

Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim

Banner

Në mesin e qytetarëve të Komunës së Haraçinës sot ishte edhe kandidati për president Stevo Pendarovski.

Para të pranishmëve, Pendarovski tha se në mandatin e kaluar ka treguar se është president që nuk i ndan qytetarët në asnjë bazë dhe se kështu do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.

“Unë kurrë nuk kam qenë dhe nuk kandidoj për president vetëm për maqedonasit. Unë do të jem president i të gjithëve, pasi kam qenë zëri i të gjithëve pa dallim etnie dhe çdo përkatësie. Promovimi dhe përfaqësimi i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë do të jetë prioritet në pesë vitet e ardhshme. ka thënë Pendarovski.

Pendarovski tha se pret mbështetje të madhe më 8 maj që shteti të ecë përpara si shtet demokratik, multietnik, progresiv i qytetarëve të barabartë.

Vetëm numri një është garanci se Maqedonia do të vazhdojë në rrugën e duhur drejt BE-së, gjithçka tjetër po shet mjegull politike dhe përpjekje për t’u kthyer në kohërat e tensioneve, ndarjeve dhe pasigurisë. Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë negociatat për anëtarësim në BE derisa të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Të gjithë së bashku të votojmë Maqedoninë evropiane më 8 maj, kjo garantohet vetëm me rrumbullakimin e numrit 1”, theksoi Pendarovski.

Banner

Related posts

Ndryshimet kushtetuese, Mexhiti: Deklarata e Osmanit, nuk është qëndrim i partisë

admin

Ali Ahmeti në Çair: Ne kundërshtar e kemi VMRO-në, votuesit e opozitës shqiptare të votojnë Frontin Europian

Gjyla Halili

Gjeloshaj takon ambasadorin e Republikës së Austrisë në Mal të Zi, Sh.T. Christian Steiner.

Gjyla Halili