AKTUALE

Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve europiane

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Mexhiti thotë se këto do të jenë tema që do t’i diskutojnë gjatë përpilimit të programit qeverisës.
“Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë, të një qeverie e cila do të jetë e orientuar drejt integrimeve europiane, do të jemi faktor që do të kontribuojë në këtë drejtim, me që tash jemi të fokusuar në kontakte me votuesin, këto do të jenë tema kur do të ulemi dhe të bisedojmë programin e qeverisë”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ndryshe, sot Naim Bajrami nga “Fronti Europian” tha se Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e tyre.

Banner

Related posts

Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore: goditje e radhës!

Gjyla Halili

Toshkovski: Punojmë edhe të dielave për të dhënë sa më shumë dokumente

Gjyla Halili

Ahmeti: Shqiptarët nga të diskriminuar u bënë faktor shtetformues, para një viti e gjysmë Maqedoninë e lash me kryeministër shqiptarë

Gjyla Halili