AKTUALE

Nëntë gratë e BDI-së së Çairit, krah për krah njëra tjetrës: Nuk lejojmë askënd të na përbuzë!

“Jemi 9 anëtaret e kryesisë së degës së Çairit. Gjithmonë krah për krah njëra tjetrës!”, kështu ka shkruar në facebook njëra prej tyre, Lejla Emrullai.

“Asnjëherë nuk lejojmë përçarje, përbuzje, apo nënçmim të ndonjë gruaje, pa marrë parasysh bindjeve të saja! Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që gruaja të ndjehet e dhunuar as për një arsye dhe më pak në politikë!” ka shkruar ajo.

Duke u ndërlidhur me fushatën zgjedhore, ajo ka shkruar:

“Fushata jonë pozitive, parimet tona ,,çdo grua duhet respektuar” dhe ,,çdo mund i saj duhet vlerësuar”, janë elemente për të cilat gratë po na shprehin mirënjohje çdo ditë kur na takojnë apo na shkruajnë. Kjo ështe madhështia e misionit tonë si gra dhe motiv për gjeneratat e reja!”, shkruan Emurllai.

Banner

Related posts

BE e heq Maqedoninë e Veriut nga “lista e zezë” e parajsave fiskale

admin

Institucioni Nacional Ansambli Muzikor i RMV – Tetovë / Faton Ahmeti : Moment historik për Tetovarët dhe të gjithë shqiptarët

Gjyla Halili

Bexheti mirpritet nga famja Kasami në Çajlanë

Gjyla Halili