BOTA

Hunter Biden kërcënon me veprime ligjore lidhur me akuzat për laptopë

Pas skandalit të fundit nga djali i presidentit të SHBA-ve, Hunter Biden ka kërkuar hetimin e plotë të ngjarjes, duke pretenduar se mesazhet e publikuara janë jo të vërteta.

Kujtojë që pak ditë më parë, Dalily Mail, publikoi mesazhet intime dhe kërcënuese të Hunter me një asistente të tij, si dhe pamje intime mes të dyve.

Avokatët e djalit të Joe Biden, akuzojnë pronarin e një servisi kompjuterësh për shkelje të ligjit për bërjen publike të mesazheve dhe pamjeve komprometuese. Ata kanë kërcënuar se do të padisin gazetarin e Fox News, Tucker Carlson për shpifje.

Skandalet e mesazheve komprometuese të Hunter janë bërë publike që prej vitit 2020, kur gjatë fushatës elektorale, kompjuteri i tij ja në duart e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithatë, Hunter dhe ekipi i tij i avokatëve i kanë mohuar akuzat ndaj tij. /BBC

Banner

Related posts

Kim Jong Un vazhdon vizitën në Rusi

admin

Misioni Artemis 3, NASA mund të vonojë uljen hënore të ekuipazhit

admin

Fotolajm/ Ushtarët polakë patrullojnë kufirin polako-bjellorusi

admin

Leave a Comment