AKTUALESHQIPËRI

Konkursi i gjuhës shqipe mbledh 930 shkolla nga e gjithë Shqipëria

Shkollat 9-vjeçare të Shqipërisë po zhvillojnë fazën gjysmëfinale të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe 2024, i zhvilluar në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga zhvillimi i këtij konkursi, ku marin pjesë 16 shkolla gjysmëfinaliste.

“Disa nga momentet më emocionuese të fazës gjysmëfinale të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, një festë e madhe e gjuhës që bashkoi 11,000 nxënës nga 930 shkolla të ndryshme anembanë vendit në Vitin e Gjuhës Shqipe”, shkruan Rama.

16 shkollat gjysmëfinaliste janë: “Jeronim De Rada” – Tiranë, “Kushtrimi i Lirisë” – Durrës, “Rilindja” – Kavajë, Shkolla 9-vjeçare Vorë, “A.Z. Cajupi” – Libohovë, “Ismail Klosi” – Mallakastër, “Naun Doko” – Roskovec, “5 Dëshmorët” – Ksamil, “Muhamer dhe Esat Minarolli” – Pogradec, “28 Nëntori” – Kuçovë, “Adem Bedalli” – Peqin, “Ditëro Agolli” – Devoll, “Edith Durham” – Shkodër, Shkolla 9-vjeçare Letaj, Has, “Migjeni” – Pukë dhe “Gjon Ndoci” – Vau i Dejës.

Ky konkurs synon të inkurajojë nxënësit jo vetëm të konkurrojnë, por edhe të zgjerojnë horizontet e tyre kulturore dhe të mësojnë më shumë për gjuhën dhe trashëgiminë e tyre, duke theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si një pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar në një epokë të shpejtë të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.

Tema e këtij viti, “Gjuha shqipe si identitet kombëtar, kulturor dhe komunikimi në epokën e teknologjisë,” reflekton rëndësinë e gjuhës sonë si një urë mes traditës dhe modernitetit, duke theksuar nevojën për të ruajtur dhe zhvilluar thesarin tonë gjuhësor në një botë gjithnjë e më të globalizuar.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti, emblema e emblemave, më 2 maj shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

Gjyla Halili

Vilson Sinishtaj: Jehona e bashkimit do të ringjallë triumfalisht edhe Gucinë, Forumi Shqiptarë do të sjellë një Guci që vepron, punon dhe frymon shqip

Gjyla Halili

Osmani dhe Rama pajtohen të vazhdojnë koordinimin në të mirë të dy shteteve dhe paqes e sigurisë rajonale

admin