AKTUALE

Pendarovski: Asnjëherë nuk kemi montuar procese politike

Stevo Pendarovski, kandidati për president nga LSDM, në takim me qytetarët e Ohrit, theksoi se “njerëzit e opozitës që kërkojnë mandat, janë njerëzit e njëjtë, me të njëjtat ide, të cilët mendojnë që ta udhëheqin shtetit njëjtë siç ishte para 7 viteve”.

Pendarovski tha se LSDM asnjëherë nuk do të heq dorë nga vlerat e saj.

“Aftësia është të përdorësh potencialin e secilit dhe t’i shfrytëzosh ato në kauzën e përbashkët. Kauza e përbashkët është Maqedonia e përparuar, e lumtur dhe prosperitative, përndryshe do të ketë gjithnjë e më pak të rinj. Ju e dini që nga një regjistrim në tjetrin kemi humbur 200 mijë njerëz”.

“Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk kemi nevojë për ndarje të reja. Ne nuk kemi thyer procedurat e demokracisë në Parlament, nuk kemi qenë kurrë në aleancë me nëntokën, me krimin, për të ngacmuar kundërshtarët politikë. Ne nuk kemi montuar procese politike”, tha Pendarovski.

Banner

Related posts

ASH: Premtuan 2500 punësime, mburren me 33 kontrata – VLEN shpërblen familjarët, jo shqiptarët

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

BDI konsolidon strukturat në Tetovë, Adnan Jahja merr drejtimin e Nëndegës Gam Gam

Gjyla Halili