SPORT

Futbollisti nga Shqipëria transferohet në Bullgari tek Ludogorets për 200 mijë euro

Arinaldo Rrapaj do të vijojë karrierën e tij në Bullgari tek Ludogorets.

Klubi i kuq humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm, ndërkohë që në anën tjetër vijon të mbushë arkën, teksa edhe 200 mijë euro të tjera do të shkojnë në arkën e “demave”, shkruan Supersport.

Ludogorets vendosi të paguante klauzolën e futbollistit, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Partizanit gjatë një vitit e gjysmë që ishte pjesë e të kuqve.

Fantazisti aktivizua në gjysmën e parë të këtij edicioni në 18 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol, ndërsa edicionin e shkuar luajti 32 ndeshje duke e gjetur rrugën e rrjetës dhe në 6 raste.

24-vjeçari në të shkuarën ka qenë pjesë e Flamurtarit ku dhe spikati, për të kaluar 1 sezon më pas tek Skënderbeu e për të vijuar tek Partizani.

Mesfushori është aktivizuar me moshat e Shqipërisë, ndërsa u grumbullua dhe nga skuadra e parë për ndeshjet miqësore me ekipin e parë të Kombëtares ndaj Katarit dhe Arabisë Saudite. Një hap përpara për futbollistin, i cili do provojë që ta përdorë si trampolinë kampionatin bullgar për të avancuar dhe më tej në futbollin evropian.

Rrapaj bëhet lojtari i tretë i formacionit që largohet jashtë Shqipërisë gjatë këtij janari, teksa më parë edhe Xhuljano Skuka u largua drejt Francës dhe Eneo Bitri drejt Çekisë.

Related posts

Buruk e donte me ngulm Milot Rashicën

admin

Porto nuk pret më, nis kontaktet me Barçën për Nico Gonzales

admin

Will Daniels thyen tabelën e koshit me ngulitje, në ndeshjen mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit

admin

Leave a Comment