AKTUALE

Kovaçevski: Asnjëherë më regjim, nuk u dorëzuam më 27 prill, nuk do të dorëzohemi as më 8 maj

Banner

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se 27 prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë sonë duke potencuar se ashtu siç ata nuk u dorëzuan atë ditë, ashtu nuk do të dorëzohen edhe më 8 maj.

“Asnjëherë nuk do t’i harrojmë fotografitë nga e enjtja e përgjakshme, fotografitë e dhunuesve të nxitur nga VMRO-DPMNE të cilët sulmuan në Kuvend, bënë përpjekje që të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe të punësuar në shërbimet e kuvendit të cilët donin ta rrënonin rendin kushtetues. Më 27 prill para shtatë viteve, u pa se deri ku mund të shkojnë ndasitë dhe urrejtja, dëshira për tu përleshur me të gjithë ata që mendojnë ndryshe. Kjo është përkujtuese se sa lehtë një pushtet i rrezikshëm, i djathtë mund ta shkatërrojë stabilitetin dhe demokracinë, ta kthejë prapa shtetin. Atëherë nuk u dorëzuam nga lufta për të ardhme më të mirë të qytetarëve, për shtet të lirë dhe demokratik. Nuk do të dorëzohemi as tani. LSDM është parti e bërë nga material i fortë dhe gjithmonë në anën e vërtetë të historisë. Siç nuk u dorëzuam më 27 prill, nuk do të dorëzohemi as më 8 maj. Asnjëherë më regjim, shkroi kryetari i LSDM-së Kovaçevski në Fejsbuk.

Banner

Related posts

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha i vë ‘vulën’: S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

admin

Lladrovci uron mësuesit: Kjo ditë dhe çdo ditë tjetër e vitit, qoftë e mbushur me falënderime e nderime për punën Tuaj

Gjyla Halili

Në Ministrinë e Energjetikës, paga mesatare neto është 105.628 denarë

Gjyla Halili