AKTUALE

Drejtoresha e çerdhes, me certifikatë të falsifikuar të anglishtes

Policia e rajonit të Velesit ka parashtruar kallëzim penal kundër shtetases M.V.(44) nga Velesi, pasi e njëjta dyshohet për veprën penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rrejshme”

Siç informojnë nga MPB-ja, e denoncuara, në pozitën e drejtoreshës në një institucion komunal për fëmijë – kopsht për fëmijë në Veles, ka marrë një certifikatë ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze, që është lëshuar nga një shkollë gjuhësore nga Plovdiv, Bullgari.

Ndonëse e ka ditur se dokumenti ka qenë me përmbajtje të rrejshme, M.V. e ka përdorur si dëshmi se ka një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht gjatë aplikimit të saj në shpalljen publike për zgjedhjen e drejtoreshës së kopshtit, pas çka është emëruar në detyrë.

Banner

Related posts

Gabriel Escobar vizitë zyrtare në Shqipëri, zbulohet axhenda e takimeve

admin

Bexheti uron zv.kryetarin e ri të Komunës së Sarajit Ilas Veseli

Gjyla Halili

Kurti: Kosova s’pranon kushtëzim me Asociacion

admin