AKTUALE

Shënimi i Javës Evropiane të Imunizimit në Parkun e Qytetit në Shkup

Nën moton “Mbrojmë gjenerata”, me figurat fëmijërore “Bibi dhe Bobi” dhe shfaqjen e baletit të fëmijëve, sot në Parkun e Qytetit në Shkup, në skenën e hapur “Guaca”, do të shënohet Java Evropiane e Imunizimit.

Në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, bashkë me Institutin e Shëndetit Publik, OBSH-në dhe UNICEF-in, të mbështetur nga USAID-i dhe BE-ja, fjalime do të kenë euroambasadori Dejvid Gir, përfaqësuesja speciale e OBSH-së, dr. Ane Johansen, përfaqësuesja e UNICEF-it dr. Patricia di Xhovani dhe një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Bashkë ta ngritim vetëdijen për rëndësinë e imunizimit, si segment i rëndësishëm për ndërtimin e imunitetit kolektiv, parandalimin e epidemive dhe sigurimin e brezave të shëndoshë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

Deri në fund të ditës reshjet do të ndalen, nga nesër pasdite do të ketë reshje të reja, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore

Gjyla Halili

Deputetja Arta Bilalli-Zendeli zgjidhet Raportuese e KE-së për eliminimin e të gjitha formave të përndjekjes religjioze

admin

Dauti: Interpelanca nuk është kundër meje, por kundër personave të cilët luftojnë për trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili