AKTUALEBOTA

Besa Sharrah kandidate në Senatin e shtetit në Ohio, vizitoi Vatrën


Sokol Paja

New York, 25 prill 2024- Besa Sharrah kandidate në Senatin e shtetit në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si përfaqësuese e Partisë Rebublikane, vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. E shoqëruar nga drejtoresha politike e fushatës zonja Marjola Bejkollari,  ajo u prit nga delegacioni zyrtar i Vatrës sekretari Dr. Pashko Camaj, veprimtari i çështjes kombëtare z.Mhill Gjuraj, editorja e anglishtes në gazetën Dielli znj.Rafaela Prifti, vatranë e shqiptaro-amerikanë kontributorë e veprimtarë të çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sekretari i Vatrës Dr.Camaj në fjalën e mirëseardhjes garantoi zonjën Sharrah për mbështetjen e Vatrës në fushatën e saj dhe u bëri thirrje shqiptarëve në Ohio që ta mbështesin shqiptaro-amerikanën Besa Sharrah si një zë të fuqishëm shqiptar në politikën dhe vendimmarrjen në institucionet e shtetit amerikan.
Zonja Besa Sharrah u shpreh e emocionuar për pritjen e patriotëve në Vatër dhe shpalosi në detaje historinë e familjes së saj, formimit e angazhimit politik, profesional e publik. Besa Sharrah është stërmbesa e Abdyl Sharrës, kontribues i pavarësisë së Shqipërisë, bashkëpunëtor i Ismail Qemalit, vajzë e Elham Sharrës kryetari i parë i bashkisë së Vlorës në demokraci. Në bashkëbisedimin e ngrohtë e vëllazëror Besa Sharrah foli mbi persekutimin e familjes së saj në komunizëm, përpjekjet familjare për demokraci në Shqipëri, punën e saj si inxhinjere mekanike dhe aktivizimin në politikë, eksperiencën me kompaninë për fushata elektorale, fokusin në distriktin e saj si themel të punës: emigrantët. Ajo u shpreh se situatën ekonomike, liritë njerëzore dhe zhvillimin e biznesit do ta ketë si adresimin thelbësor të fushatës. Ajo foli për aktivizimin e shqiptarëve në Ohio, forcimin dhe rolin gjithnjë në rritje të shqiptarëve në Amerikë, dashurinë e madhe të amerikanëve për të pranuar shqiptarët e integruar shqiptarët dhe punën për ngritjen e flamurit shqiptar në Columbus, Ohio dhe krenarinë e lumturinë e shqiptarëve teksa shohin valëvitjen e flamurit kombëtar në Ohio.
Takimi ishte shumë i përzemërt me ide konkrete për fuqizimin e faktorit shqiptar në Ohio dhe pjesëmarrjen gjithnjë e në rritje të shqiptarëve në politikën dhe institucionet e shtetit amerikan.
Vatrani Toni Musaj për gjithë të pranishmit shtroi një darkë nderimi, respekti e falenderimi.

Related posts

Vrau ish-bashkëshorten në Ferizaj, një muaj paraburgim për autorin

Gjyla Halili

Nën përkujdesjen e Kryetarit të komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari Ansambli Shtetëror shfaqi koncertin solemn të radhës me rastin e jubileut „10 vjet krenari“

admin

Këshilli i ambasadorëve amerikanë për vizitë në Kuvend

admin