AKTUALE

Faton Ahmeti mesazh opozitës: Me 24 prill ju treguam se nuk e keni vendin në Tetovë, më 8 maj do të merni përgjigje dhe më të fuqishme

Sot Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti takim me  strukturat e BDI-së në Tetovë.

Faton Ahmeti sekretar i përgjithshëm i BDI-së njëherit dhe kryetar dege në Tetovë falenderoi të gjitha struktuat e BDI-së në Tetovë për angazhimin e pa rezerv në suksesin e zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit, duke bërë thirje që kështu krah për krah të vazhdojmë në mënyrë sa më të mobilizuar deri në fitoren bindëse të 8 Majit.

” I nderuar kryetar sot ju thash që do të bëjmë një takim me struktuar e BDI- së në Tetovë, por kur i llogaritëm salla në selinë e partisë ishte e vogël dhe prandaj u dasht që të gjejmë një sallë më të madhe” – tha ndër të tjera Ahmeti.

Prijrësi i fitores në Tetovë Faton Ahmeti, dërgoi një porosi deri te opozita e cila propagandote se do të ken në Tetovë diferencë të madhe në vota, jo zotëri Tetova jua tregoi vendin, ajo ngelet bastion i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Europian, e më 8 Maj do ta merni një përgjigje dhe më të fuqishme se ajo e 24 Prillit, ku definitivisht do tju tregojmë se nuk e keni vendin në Tetovë të cilën e keni shëndruar në katrahurë.

” Fitorja e 24 prillit është një shtytës dhe më i madh për të vazhduar dhe më fuqishëm në betejën e radhës duke biseduar me gjith qytetarët dhe me ata që nuk na kan votuar neve duke jua shpjeguar se ruga e ruajtjes së interesit së pari kombëtarë por dhe atë shtetërorë është në Frontit Eurpian” tha ndër të tjera Ahmeti

Related posts

Mbi 83.5 milionë euro përfituan katër klinikat private në Maqedoni gjatë 2023

Gjyla Halili

Osmani zbulon çka i tha Kurtit në takimin e parë: “Nga sot, Kosova ka një ministër të dytë të Jashtëm”

Gjyla Halili

MORALI POLITIK IMPRESIONANT I AFGANIT

Gjyla Halili