AKTUALE

Bekteshi porosi Mickoskit: Shqiptarët këtu janë dem baba dem, nuk mundesh ti të vendosish për fatin e tyre

Kreshnik Bekteshi nga BDI në një deklaratë për portalin indeks.mk i ka dërguar porosi të qartë kreut të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ku ky i fundit bën thirrje që të përjashtohen shqiptarët nga qeverisja e vendit.

Bekteshi për indeks tha se shqiptarët këtu janë dem baba dem, dhe nuk mundet Mickoski të vendos për fatin e tyre.

“Është kontraditktore për shkak se slogani i VMRO-DPMNE-së është ta kthejmë Maqedoninë tek maqedonasit dhe kjo shihet edhe në billborde që në mënyrë indirekti i bie se është marrë nën udhëheqjen e shqiptarëve. Por shqiptarët këtu janë dem baba dem dhe kanë të drejtën si çdo komunitet tjetër të udhëhqin me institucione dhe jo vetëm me institucionet publike por edhe me ato private. Dhe pikërisht një ndër ofertat kryesore është Marrëveshja Kornizë Ekonomike”, tha Bekteshi.

Banner

Related posts

VLEN: Tetova çdo ditë e më tepër ndjehet e pasigurt, rritet numri i krimeve dhe incidenteve

Gjyla Halili

Patriotizëm i rremë në emër të kanalizimeve – Shfaqja e trishtueshme e Kaltrina Zekolli Shaqirit në Luboten

Gjyla Halili

Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë mund të ketë mangësi, nuk tentojmë ta kontrabandojmë

Gjyla Halili