AKTUALE

Gashi: Nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për A2CNN tha se
votuesi shqiptar ndryshe voton në zgjedhjet lokale, ndryshe në ato presidenciale dhe parlamentare, përcjell TV21. Gashi tha se VLEN prinë me numrin e votave tek shqiptarët.

“Me 8 maj është një betejë krejt tjetër votohet për zgjedhje parlamentare për mandate për përfaqësim në katër vitet e ardhme. Jam i bindur se shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin, rezultati i djeshëm do t’i motivojë shtesë, dhe jam i bindur që ne do të jemi fitues në kampin shqiptarë, ndërsa sa i përket legjitimitetit, VLEN-i do të duhet medoemos të jetë pjesë e pushtetit dhe nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in, për shkak se ajo do të llogaritej se nuk ka legjitimitet të
votës shqiptare”, tha më tej Gashi, kryetar i Alternativës.

Banner

Related posts

Të mërkurën mblidhet grupi i punës

admin

BDI: Agjencia “Rubikon” ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan

Gjyla Halili

A është shkas anketa nga IHSPJ “tentim për përplasje në VLEN”?

Gjyla Halili