AKTUALEKOSOVË

Rama takon Bekim Jasharin, diskutojnë për zgjedhjen e lokacionit për monumentin e heroit Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është takuar me Bekim Jasharin, me të cilin kanë biseduar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

Rama këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, shkruan ai.

Banner

Related posts

Osmani- Shalenberg: Zgjerimi i BE-së është leva më e rëndësishme gjeostrategjike e BE-së

admin

Hovenier flet për ndërhyrjen e NATO-s: Kishin shteruar të gjitha alternativat për të ndalur gjakderdhjen

Gjyla Halili

Artisti i njohur Nikollë Nikprelaj e vizitoi Universitetin e Tetovës

Gjyla Halili