AKTUALEOPINIONE

Retkoceri: Me Davkovan presidente, marrëdhëniet Prishtinë – Shkup s’do të jenë si deri tani

Dje janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku e para doli Gordana Siljanovska Davkova me 40.08%, i dyti Stevo Pendarovski me 19.92%, i treti Bujar Osmani me 13.37% dhe i katërti Arben Taravari me 9.2%.Gazetari shqiptar në Shkup, Arben Retkoceri, ka komentuar rezultatin zgjedhor, duke thënë se ajo që pritet të ndodhë është se nacionalistja nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova do të jetë presidente e ardhshme.

“Davkova do të jetë president e ardhshme. VMRO-DPMNE do ta formojë qeverinë e ardhshme dhe mesazhin do ta kisha parë për shqiptarët në rajon. Jam i bindur se marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Shkupit nuk do të jenë si deri tash, se dihet qëndrimet e Pendarovskit por edhe të qeverisë aktuale, ku pothuajse se raportet më të mira i kanë mbajtur me Prishtinën dhe kjo më shqetëson. Dhe e dyta është se do të ketë pengesë në rrugën e integrimeve të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, tha Retkoceri në “Info Magazine”, njofton Klankosova.tv.Ndërsa për sa i përket kandidatit tjetër për president, Stevo Pendarovski, tha se ai nuk pritet ta ketë përkrahjen e koalicioneve shqiptare.

Related posts

Hoxha: Policia në mënyrë profesionale i ka larguar turmat në veri

admin

Micotakis përsëriti edhe një herë se pret një deklaratë të qartë nga kryeministri i ri se emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe do ta përdorë atë brenda dhe jashtë vendit

Gjyla Halili

Kovaçevski: Nuk është e vërtetë që deputetë të shumicës nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese

admin