AKTUALE

“Kurti dëmtoi shqiptarët”/ Analistët e fajësojnë për përçarjen e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të paguajnë çmimin e veprimeve të Kurtit”, njëzëri analistët dënojnë ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e Shkupit, ku vënë në dukje se në rast se kandidatët shqiptarë do të ishin të bashkuar atëherë do të shkonin në balotazh, duke pasur edhe mundësinë për të fituar postin e presidentit.

Drejtuesi i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, Jeton Halimi tha se përçarja që solli Kurti ishte e qëllimshme duke theksuar se politika e tij dëmtoi shqiptarët dhe jo maqedonasit.

“E kemi marrë me shqetësim këtë përzierje të Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. I ka humbur mundësinë një kandidati shqiptar si Osmani për të qenë president i RMV-së. Shqipëria e mori mësimin, që nuk mundi të bëjë asgjë. Unë mendoj se është bërë një gabim i madh dhe dashtë Zoti të mos ketë përzierje sërish. Kurti i ka bërë dëm vetëm shqiptarëve dhe asgjë maqedonasve. U përpoq të mashtrojë shqiptarët, njësoj siç bën në Kosovë.”, u shpreh ai.

Analisti Ibrahim Mehmeti për ABC News tha se ndërhyrja e Albin Kurtit nuk solli asgjë tjetër, veçse përçarjen.

“Shqiptarët po të ishin të bashkuar do të shkonin në balotazh. Ky rezultat ndodhi për shkak të përçarjes dhe çmimin për këtë nuk e paguan vetëm votuesit shqiptarë. Por mendoj se edhe opozita shqiptare që i vari të gjitha shpresat mbi autoritetin e kryeministrit të Kosovës. Sidomos në aspektin ndërtimit të një koalicioni. Si Taravari dhe Osmani, llogaritë i kanë bërë për hesapin e tyre. Ne e kemi thënë se ato duhet të mbështeten mbi forcat e veta. Por u gjetën në një ndjenjë superioriteti të rrejshëm që ndoshta u hoqi një pjesë të kreativitetit politik dhe i solli në një disfatë që mund t’u kushtojë shumë, jo vetëm në këtë zgjedhje”, shtoi ai.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare dhe të integrimit Geron Kamberi, tha se rezultati ishte i pritshëm për aq kohë sa faktori shqiptar nuk doli i unifikuar.

Në garën presidenciale, “kandidati i Kurtit” humbi me gati 35 mijë vota ndaj Bujar Osmanit të koalicionit të Ali Ahmetit.

Related posts

KISHA KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” NË NEW YORK FESTOI 25 VJETORIN E SHUGURIMIT

Gjyla Halili

Kovaçevski – Stoltenberg: Të bashkuar dhe të fuqishëm bashkë në NATO, Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti

admin

Bujar Osmani: Nëse nuk respektohet vullneti i shqiptarëve, atëherë kthehemi në situatën zero

Gjyla Halili