Ejup Rustemi emër i njohur tashmë për publikun por vetëm për dështime dhe për asnjë sukses të vetëm. Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka një kohë të gjatë që analizon punët e pabëra të këtij drejtori që nuk drejton asgjë. Dhe, në fakt nuk kishte asnjë arsyetim logjik se përse këtij njeriu i jepen pozita të rëndësishme që as nuk di e as nuk mundet t’i udhëheq. Ejup Rustemi ka pësuar humbje të thellë në fshatin e tij të lindjes, Xhepçisht, dhe kjo humbje e tillë duhet të reflektojë në sytë e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, që të merr masa sa më parë ta largojë këtë person nga partia që nuk sjellë fitore e as nuk e bën punën e tij si duhet. Edhe humbës edhe dështues nuk i duhet as partisë e as institucioneve të vendit, shkruan Zhurnal.
Ejup Rustemi humbë përsëri në fshatin e tij Xhepçisht –
Ejup Rustemi funksionari i BDI-së i cili ka gëzuar në vazhdimësi poste shumë të rëndësishme të emëruara nga BDI-ja dhe së fundi drejtor i ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” ka pësuar humbje të thellë në fshatin e tij të lindjes, Xhepçisht.
Rikujtojmë se në fushatë parazgjedhore pikërisht ishte Ejup Rustemi që përuroi korridorin 8, ngelet të vlerësohet nga qytetarët një person që as vendlindja e tij nuk e votoi si do ti bind të tjerët dhe ti realizoj projektet e premtuara parazgjedhore që nuk janë realizuar për më shumë se 20 vjet.
Ejup Rustemi drejtori i Ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore” është bërë tashmë sinonim i dështimit. Në çdo paraqitje të tij jep premtime boshe, e kur vjen koha gjen arsyetime edhe më boshe për të justifikuar papërgjegjësinë e tij. Por, kjo është e pafalshme kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Ky vend nuk ka njerëz për të humbur nëpër rrugë të papërfunduara që duhet të ishin përfunduar në kohë.
Më e pakta që mund të bënte e duhej ta bënte ishte që, Ejup Rustemi, pas viktimave në këtë rrugë normale që u shndërrua në “rrugë e vdekjes” duhej të jepte dorëheqje të menjëhershme, si akt moral. E këtë nuk e ka bërë, dhe nga partia e tij nuk vepruan sepse është dashtë të shkarkohet menjëherë.
Rustemi duhet të mbajë përgjegjësi për mos realizimit e projektit 10 vjeçar dhe shumë dështime të tjera –
Projekti 10 vjeçar të cilit nuk po i vjen dot fundi, është ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, që është nënshkruar marrëveshje që nga viti 2014 e që 10 vite më vonë nuk po përfundon asesi. Por, a duhet të ketë përgjegjësi për lëshimet dhe zvarritjet në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, projekt ky që zgjati 10 vjet dhe u bë dyfish më i shtrenjtë se sa parashihej. Kjo autostradë e gjatë 57 km filloi të ndërtohej në shkurt të vitit 2014 dhe qeveria e atëhershme premtoi se do të ndërtohej deri në vitin 2018.
Edhe pse paraprakisht ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski ka premtuar se do ta përfundojë autostradën, ai për TV21, nuk deshi të specifikojë se kur mund të jetë gati edhe pse kontrata me kompaninë kineze Sinohidro skadon deri në fund të muajit.
“Ajo që në fakt po ndodh në terren, kemi 11 rrëshqitje të dheut që kanë ndodhur në periudhën e kaluar. Ka defekte teknike të natyrës teknike, të natyrës projektuese dhe ato gabime që përsëriten me rrëshqitje, me pjerrësi të reja janë teknike dhe të natyrës projektuese. Kështu që kushdo që ka bërë gabim, që ka bërë lëshim të caktuar, do të mbajë përgjegjësi”, tha Boçvarski për TV21 në dhjetor të vitit 2023.
Por, në fakt faji nuk mund të lihet vetëm te ministri i Transportit, pa justifikuar askënd por vetëm duke identifikuar politikanët që premtojnë e nuk realizojnë, politikanë që në xhepin e brendshëm mbajnë gërshërët për të prerë shiritat e kuq e të jenë pjesëmarrës në përurime. Por, që të njëjtit zhduken nga opinioni publik pas dështimeve.
Fjala është për drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi, i cili preferon vetëm të përuruojë por jo edhe të mbaj përgjegjësi për dështimet njëpasnjëshme që po ndodhin pikërisht me rrugët e këtij vendi.
Kuvendi, theksoi kryeministri, duhet të bëjë cilin do ndryshim sepse kontrata me kontraktorin është bërë me vendim ligjor. Sipas Kovaçevskit, 600 milionë euro për autostradën që është në ndërtim e sipër që nga viti 2014 nuk hyjnë “në kontejner” sepse 75 për qind e rrugës tashmë është ndërtuar, por, siç tha ai, problemi është se projektimi dhe riprojektimet nuk janë bërë në mënyrë cilësore dhe për këtë arsye kjo rrugë ndërtohet pafundësisht.
Megjithatë, për dikë masa më e rreptë gjatë pandemisë mbajtja e maskave gjatë gjithë kohës ishte shpëtim. Bie fjala për drejtorin e famshëm për dështime Rustemin që nëpërmjet maskës mbulonte fytyrën e tij nga qytetarët që ta mos dinë saktësisht për kë bëhet fjalë kur përmendet autostrada Shkup-Bllacë, Kërçovë-Ohër, falimentimi Postës, tenderat 2 milionë euro për kositje të barit, mos respektimi i gjuhës shqipe e shumë e shumë dështime të tjera.
Por, qytetarët tashmë e njohin që nga sytë sepse e kanë parë shpesh të ekspozuar në televizione me stilolaps në dorë teksa nënshkruan vetëm marrëveshje, e as që e ka idenë se çfarë nënshkruan sepse është i bindur dhe i sigurt në vetvete që gjithçka që nënshkruan mbetet vetëm në letër, prandaj nuk i jep rëndësi të lexojë.
Maska e pandemisë nuk ia mbulon dot dështimet para dhe pas pandemisë, prandaj Rustemi ndryshe mund të jetë një virus tjetër i dukshëm që nuk po shkatërron shëndetin por buxhetin e qytetarëve. Vaksina e vetme për tu mbrojtur nga Rustemi është përgatitje e valixhes së tij e mbushur me dështime dhe të dërgohet në shtëpi. /Zhurnal.mk