AKTUALE

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa pasi në Maqedoni është rregull i pashkruar që të ketë partner nga kampi politik shqiptar, gjegjësisht e ashtuquajtura opozita shqiptare ose VLEN, të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri e cila në mënyrë radikale do të pastrojë të gjithë atë që për momentin është qeverisje në Maqedoni, nga LSDM dhe veçanërisht nga BDI, sepse për momentin BDI qeveris me Maqedoninë dhe ata janë pronarët e vërtetë të Maqedonisë dhe kësaj do t’i vendosim pikë, tha bartësi i listës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Aleksandar Nikolloski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas urimit të mbrëmshëm të Taravarit dërguar Mickoskit dhe koalicionimit pas zgjedhjeve për formimin e qeverisë.

Në pyetjen për parashikimin e rezultatit nga zgjedhjet parlamentare në njësinë zgjedhore katër, Nikolloski tha se është mosmirënjohëse të bëhet llogaritje e tillë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lloj të ndryshëm të zgjedhjeve.

Unë mund të ju them, për herë të parë, çka pres si rezultat në njësinë e katërt zgjedhore. Mendoj se VMRO-DPMNE-ja do të fitojë ndërmjet 12 dhe 13 deputetë dhe ky është rezultati të cilin ne e synojmë”, u përgjigj Nikolloski.

Ai u falënderua për mbështetjen të cilën dje e mori kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova, veçanërisht në rajonin e Strumicës, dhe siç tha, është i lumtur që si bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore është arritur rezultat i cili për VMRO-DPMNE-në është obligim i madh.

“Pres që më 8 maj të kemi fitore bindëse për Gordana Siljanovska Davkova dhe më së shumti deputetë për VMRO-DPMNE-në, të cilët do të muundësojnë qeveri stabile e cila nuk do të shantazhohet nga askush dhe të cilët do të mundësojnë shkuarjen e LSDM-së dhe BDI-së në opozitë”, shtoi Nikolloski.

Deklaratë dha edhe kandidati për deputet, Antonio Milloshovski, i cili kërkoi që jehona e votuesve të jetë më e madhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj. Ai shtoi se numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët janë të pakënaqur nga politika e BDI-së dhe LSDM-së është gjithnjë e më i madh dhe qytetarët kanë vullnet të fuqishëm politik për ndryshimin e qeverisë.

Related posts

KQZ shqyrton 2 kërkesat për regjistrimin e PD, përfaqësuesi i Berishës: Dosja jonë është e plotë, i ka të gjitha tagrat ligjore për tu rregjistruar në zgjedhje

admin

Gëzuar 15 vjetorin e pavarësisë Kosovë!

admin

Bytyqi dhe kandidatët nga Njësia Zgjedhore 2: Jemi në koalicion me qytetarët për Maqedoninë Evropiane

Gjyla Halili