AKTUALE

Pendarovski nuk dorëzohet – Osmani fton Taravarin ta pranojë humbjen!

Me 362.682 vota të fituara, kandidatja presidenciale e koalicionit që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkova, në rrethin e parë, ka epërsi të dyfishtë para kandidatit presidencial të LSDM-së, Stevo Pendarovski që fitoi 180.306 vota.



Pa marrë parasysh se ky është rezultati më I keq I socialdemokratëve në gara presidenciale, Stevo Pendarovski, theksoi se nuk dorëzohet.

“Nisim nga zeroja, nga fillimi. Vazhdojmë me takimet me qytetarët dhe detyra ime do të jetë ta promovoj konceptin të cilit I besoj. Koncept ku shteti nuk do të jetë I izoluar, I integruar në Evropë dhe shtet ku nuk ka ndasi të brendshme”, tha Stevo Pendarovski.

Siljanovska Davkova nga fjalimin e saj fitues në selinë e VMRO-DPMNE-së u shpreh se është krenare me qytetarët.

“Nuk kam fjalë për ta shprehur falënderimin, madje edhe turpërohem nga ky reagim. Është fundi i rrethit të parë, vjen I dyti. Do të kem respekt ndaj oponentit politik dhe pres sjellje të tillë nga ana e tij”, tha Gordana Siljanovska.

“Faleminderit mbi 120,000 herë! Faleminderit për çdo votë, për çdo mbështetje, për çdo besim të dhënë në këtë udhëtim. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ne të gjithë, një kapitull ku bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë” – ka shkruar në Facebook gjatë ditës, kandidati presidencial i Frontit Evropian, Bujar Osmani.

Ai në fjalimin fitues kishte edhe një mesazh për kundërkandidatin e tij, Arben Taravarin.

“Arben pavarësisht goditjeve të ulëta, patëm një fushatë të ndershme dhe korrekte, që me dinjitet sot të pranohet humbja dhe poashtu edhe fitorja. Vullneti I popullit është ai që përcakton karrierat tona. Duhet të pranohet ky vullnet dhe mesazhi që e dërguan sot shqiptarët dhe komunitetet tjera”, tha Bujar Osmani.

Në paraqitjen e tij të parë dhe të fundit, pas përfundimit të procesit zgjedhor, kandidati presidencial i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se opozita shqiptare është e lumtur pasi, sipas tij, kishte fituar, votën shqiptare.

“Tërmeti nisi sot me pjesëmarrjen masive, dridhjet e fundit do të jenë më 8 maj kur janë zgjedhjet parlamentare”, tha Arben Taravari.

Freski në skenën politike paraqesin rezultatet e kandidatit presidencial të Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, I cili fitoi 83.787 vota.

Kandidatja e “Levicës” Biljana Vankovska fitoi 41.772 vota kurse ai I koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, 8.103 vota.

Related posts

Tri vjet nga marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë – çfarë kishin nënshkruar Hoti e Vuçiq në praninë e Trumpit

admin

Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të rëndomta, janë referendum popullor

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: “Jehona e Malësisë” do të vazhdojë të mbështes të gjitha nismat dhe projektet atdhetare

Gjyla Halili