AKTUALE

Abdixhiku: Albin Kurti i ndau shqiptarët në Maqedoni. Urime fitoren Ali Ahmeti

Banner

Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë, me një kandidat, ata sot do të ishin në balotazh. Do të ishte rezultat historik.

Por shqiptarët u ndanë.
Në këtë ndarje, Kryeministri popullist i Kosovës dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akter aktiv. Nga zyra e Kryeministrisë, Kosova, institucionet e Republikës, në vend të përpjekjes për përbashkim, bënë atë që dijnë të bëjnë mirë – të përçajnë e ndajnë! Bënë fushatë, bënë propagandë, ndotën njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal.
Fituesit i uroj që pavarësisht sulmeve institucionale nga Kosova, ruajtën maturinë. Ruajtën Kosovën. Humbësit, le të shikojnë nga përfaqësuesit e vet që u shndërruan në instrumente populliste të një partie polarizuese që përveç terr e përplasje – nuk di tjetër.
Kosova, duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare! Kaq duhet të jetë roli ynë normal! Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim!” ka shkruar kreu i LDK-së së Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Banner

Related posts

Deputetja Rina Ajdari: Mediat i kontribuojnë mirëkuptimit, tolerancës dhe unitetit midis grupeve të ndryshme etnike, ose e kundërta

Gjyla Halili

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar për ngushëllime familjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Iljaz Ademit nga fshati Sellcë i Komunës së Tetovës.

Gjyla Halili

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë, shënon ,,Festat e nëntorit”

Gjyla Halili