AKTUALE

Dalja deri në orën 13:00 në Komunën e Tetovës është 21,14 për qind

Deri në orën 13:00 në Komunën e Tetovës kanë votuar 17.967 njerëz apo 21,27% nga numri i përgjithshëm i 86.405 votuesve për rrethin e sotëm të parë të votimit për zgjedhje të presidentit të shtetit. Në Komunën e Tetovës votohet në gjithsej 117 vendvotime.

Sipas të dhënave nga sistemi elektronik i Komisionit shtetëror zgjedhor për dalje të qytetrëve për votim në zgjehdjet presidenciale deri në orën 13:00 në Komunën e Tearcës është 17,96%, në Komunën e Bogovinës 13,16%, në Komunën e Bërvenicës 18,72 për qind, në Komunën e Zhelinës 11,89 për qind dhe në Komunën e Jegunocës 19,32 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.

Në gjashtë komuna të rajonit të Tetovës në zgjedhjet presidenciale mundësi votimi do të kenë 188.329 gjithsej qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e vet të votimit do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 vendvotime.

Related posts

Takim i Komisionit për politikë sociale dhe humanitare të Asamblesë parlamentare të Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (PABSEK)

Gjyla Halili

Afrim Gashi: Prej sonte beteja jonë politike është bërë edhe më e qartë

Gjyla Halili

Shoqata ” Jehona e Malësisë” uron festën e Fitër Bajramit

Gjyla Halili