AKTUALE

Bajrami: Dita zgjedhore po zhvillohet pa shkelje dhe parregullsi më të mëdha

Dita e sotme zgjedhore po zhvillohet pa shkelje dhe parregullsi më të mëdha, deklaroi prokurori publik Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të përkohshëm të Prokurorirë publike për ndjeken e veprave eventuale penale kundër zgjedhjeve dhe votimit.

Siç informoi Bajrami, sot në PTHP Radovish është denoncuar se në fshatin Buçim një nga votuesit gjoja e ka treguar fletvotimin në drejtim të njërit prej vëzhguesve të një partie politike, ndërsa dje PTHP Dellçevë ka regjistruar një lëndë me kërkesë të MPB-së për kryerjen e kontrollit të dokumentacionit zyrtar të NP “Komunalec”, që të verifikohen informatat për vepër të kryer penale “rryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”.

Në dy rastet, tha prokurori, do të veprohet në mënyrë adekuate nëse konfirmohet se ka elemente për vepra të kryera penale.

Banner

Related posts

Talat Xhaferi i replikon Rijad Shaqirit: O djali axhës mos pretendo të merresh me tema që nuk ke mundësi të merresh

Gjyla Halili

​Lëndohet Amir Rrahmani

Gjyla Halili

Shaqiri: Udhëzimet e reja për alarmet për bomba janë të brendshme dhe japin rezultate

admin